Trump refuzon të thotë nëse ka biseduar me Putinin

schedule22:29 - 15 Tetor, 2024

schedule 22:29 - 15 Tetor, 2024

Donald Trump ka refuzuar të komentojë nëse ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin pas largimit nga Zyra Ovale në vitin 2021.

“Unë nuk kam koment rreth kësaj, por do t’ju them se nëse kam biseduar, është gjë e mençur”, tha ish-presidenti amerikan për redaktorin e Bloomberg News, John Micklethwait, gjatë një ngjarjeje në Klubin Ekonomik të Chicagos, shkruan Sky News.

“Nëse kam marrëdhënie miqësore me njerëzit, nëse mund të kem një marrëdhënie me ta, kjo është një gjë e mirë, jo e keqe për sa i përket një vendi”, tha republikani dhe shtoi se “ai ka 2000 armë bërthamore dhe ashtu kemi edhe ne”.

Kjo vjen pas publikimit të një libri të ri nga gazetari, Bob Woodward, i cili pretendon se 78-vjeçari ka biseduar me diktatorin rus deri në shtatë herë që nga largimi prej Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al