Përgjigjia e Trumpit vjen pas deklaratës së ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili tha se vendi i tij është i hapur për bisedime në rast të heqjes së sanksioneve.
“Ministri i Jashtëm iranian thotë se dëshiron të bisedojë nëse hiqen sanksionet. Jo, faleminderit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Trump.
Në një deklaratë për revistën gjermane “Der Spiegel”, Zarif tha: “Për ne nuk ka rëndësi se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë. E rëndësishme është se si ata veprojnë. Qeveria e Trumpit mund ta rregullojë gabimin e bërë në të kaluarën, mund të heqë sanksionet dhe mund të rikthehet në tryezën e bisedimeve. Ne akoma jemi në tryezën e bisedimeve. Janë ata që janë larguar”.