Presidenti amerikan Donald Trump është gëzuar për “rikthimin” e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, pasi për këtë të fundit kishin nisur të qarkullonin fjalë se mund të kishte vdekur.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump shprehet se është i lumtur që e sheh Kim Jong Un sërish dhe në shëndet të mirë.
Presidenti amerikan u bëri “retweet” të shtunën fotove të liderit të Koresë së Veriut ndërsa priste shiritin tek Fabrika e Plehrave Fosfatike Sunchon.
Bashkë me fotot, Trump shkruante:
“Unë, jam i lumtur që e shoh të rikthehet sërish dhe që është mirë.”

Të premten, Donald Trump kishte refuzuar që të bënte komente rreth lajmeve që lajmëronin se diktatori i Koresë së Veriut ishte shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh mungesë.
Për Kim Jong Un thuhej se mund të kishte ndërruar jetë ose mund të ishte në gjendje vegjetative në spital pas një operacioni në zemër. /abcnews.al/

