Trump pyetet për gjyqet: Djali i Biden ka më shumë akuza se unë. Presidenti: Ti nuk ke moral

schedule03:50 - 28 Qershor, 2024

schedule 03:50 - 28 Qershor, 2024

Ish presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë debatit presidencial kundër presidentit aktual Joe Biden, u pyet me gjyqet në ngarkim të tij.

Trump tha se djali i Biden ka më shumë akuza se ai.

Biden deklaroi se Trump nuk ka moral dhe se nuk e njeh demokracinë amerikane.

Joe Biden: Keni dhunuar një grua në publik. Për çfarë po flisni? Nuk keni moral.

Donald Trump: Nuk kam kryer marrëdhënie me pornostare. Ajo çështje do të apelohet. Ai nuk muind të fitojë në mënyrë të drejtë dhe të pavarur.

Joe Biden: Ai ka shumë çështje me të cilat do të përballet. Ka problem shumë të madh, jam i sigurt. Ky nuk e njeh fare demokracinë amerikane.

Donald Trump: Kjo është presidenca më e tmerrshme në historinë e SHBA.

Joe Biden: Ai nuk e meriton fare të ishte president. Njerëz që futen në Capitol, kanë sulmuar, kanë vdekur./abcnews.al