Donald Trump premtoi sot se do ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e bitcoin dhe kriptomonedhës në botë” nëse fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Në vend që të sulmojmë industritë e së ardhmes, ne do t’i mbështesim ato, duke e bërë SHBA-në kryeqytetin e bitcoin dhe kriptomonedhës në botë”, tha Donald Trump në një fjalim në Nju Jork ku prezantoi planin e tij ekonomik.
Më herët, në fjalën e tij, ai ndër të tjera deklaroi se nëse rizgjidhet president do të ngrejë një komision për efikasitetin e qeverisë me në krye Elon Musk./abcnews.al