Trump plotëson dëshirën e bashkëshortes: Shkarkohet Mira Ricardel

schedule12:14 - 15 Nëntor, 2018

schedule 12:14 - 15 Nëntor, 2018

Donald Trump plotësoi kërkesën e bashkëshortes Melania dhe shkarkoi numrin dy të sigurisë kombëtare. Një ditë më parë zonja e parë amerikane kërkoi që Mira Ricardel të hiqej nga posti që mbante pasi ishte e padenjë për Shtëpinë e Bardhë. Arsyeja e vertetë e përplasjes mes dy zonjave është një sherr i nisur në Afrikë për një vend në avionin presidencial.

Mira Ricardel, krahu i djathtë i këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, është shkarkuar nga detyra, ashtu siç ishte kërkuar nga zonja e parë amerikan Melania Trump me të cilën kishte pasur një përplasje. Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka njoftuar vendimin e fundit por duke nënvizuar se Ricardel “do të vijojë të ndihmojë presidentin me një rol të ri në administratë”.

Ricardel përfundoi kohëve të fundit në shënjestër të zonjës së parë, e cila në një lëvizje të pazakontë publike kërkoi kokën e saj: “Ajo nuk meriton nderin të shërbejë në këtë Shtëpi të Bardhë”, ka thënë Melania Trump. Kundërshtuar dhe e paduruar nga shumë kolegë – përfshirë John Kelly shef i kabinetit, nga shefi i Pentagonit Jim Mattis dhe nga stafi, zëvendësja e John Bolton është bërë armike me zonjën e parë pas një diskutimi me stafin e Melanisë për një vend në avion gjatë udhëtimit të fundit në Afrikë. Dhe jo vetëm, stafi e akuzon Ricardel, se nuk ka marrë pjesë në mission dhe se ka shpërndarë lajme false për atë udhëtim.

“Është i zemëruar me të gjithë”, edhe me zonjën e parë Melania Trump që ka kërkuar publikisht pa dijeninë e tij kokën e Mira Ricardel, zëvendësen e këshilltarit për sigurinë kombëtare John Bolton. Kështu përshkruhet Donald Trump nga disa bashkëpunëtorë të tij. Sipas asaj që raportohet nga CNN duke cituar disa burime, Trump është izoluar në Shtëpinë e Bardhë dhe zemëruar për mposhtjen e republikanëve në zgjedhjet e gjysëm mandatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!