Administrata amerikane synon të përforcojë mbrojtjen anti-raketë, duke marrë në konsideratë dhe vendosjen e armatimeve në hapësirë. Plani do të bëhet publik nga kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një vizite në Pentagon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlerësojnë mundësinë e vendosjes së armëve në hapësirë, përfshirë lazer dhe satelitë për të gjurmuar raketat armike. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i administratës Trump, duke theksuar se ende nuk është marrë një vendim konkret. Por Shtëpia e Bardhë synon një përforcim të mbrojtjes anti-raketë për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe interesat amerikane jashtë vendit, nga sulme të mundshme.
Strategjia e re mund të përfshijë edhe një opsion më agresiv: ajo e ndalimit të raketave para se të lëshohen apo në minutat e para të fluturimit edhe me përdorimin e droneve të pajisur me lazer. Plani do të bëhet publik nga vetë Presidenti amerikan gjatë një vizite në Pentagon./abcnews.al