Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump “parashikon” se Biden s’do të kandidojë në 2024: Nuk është e mundur fizikisht dhe mendërisht

schedule08:14 - 12 Prill, 2023

schedule 08:14 - 12 Prill, 2023

Ish presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka shprehur qartë synimet e tij për të “rimarrë” Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, ka thënë se pasardhësi i tij demokrat Joe Biden, 80 vjeç, nuk do të jetë kandidat për t’u rizgjedhur në krye të SHBA për shkak të gjendjes së tij “fizike” dhe “psikike”.

Në të njëjtën kohë, ai premtoi se nuk do të dorëzohet kurrë pavarësisht ndjekjes penale dhe hetimeve të tjera të drejtësisë me të cilat po përballet. “Unë nuk e shoh se si është e mundur, fizikisht dhe mendërisht ,” tha Donald Trump kur u pyet gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox News.

“Unë nuk mendoj se mundet ,” insistoi ai. Në moshën 80 vjeçare, Joe Biden është tashmë presidenti më i vjetër i SHBA në histori. “Nuk është çështje moshe. Por diçka nuk shkon,” deklaroi Donald Trump. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!