Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëron se anijet iraniane do të “eliminohen” nëse shkelin bllokadën në Hormuz

schedule18:00 - 13 Prill, 2026

schedule 18:00 - 13 Prill, 2026

Donald Trump është deklaruar për herë të parë që kur bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane hyri në fuqi në orën 16:00.

Presidenti amerikan ka postuar në Truth Social, duke thënë edhe një herë se marina e Iranit është “shuar plotësisht” përpara se të vazhdojë të lëshojë një paralajmërim në lidhje me bllokadën.

“Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë”, thotë ai.



Është hera e parë që Trump në faqen e tij Truth Social shkruan pas rreth gjashtë orësh, gjë që është e pazakontë duke pasur parasysh se ai është zakonisht shumë aktiv.

Ndryshe, anijet e të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare të Iranit i nënshtrohen bllokadës ushtarake amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se do të lejojë ende anijet që udhëtojnë midis porteve jo-iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!