Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump së fundmi ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.
Mediat vendase bëjnë me dije se paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.
Trump përmes një postimi në Tëiitter shkruan se paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezë është shumë më ndryshe nga sa parashikohej.
Ndër të tjera Trump është shprehur se dëshiron që Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.
Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera.
“Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën përCOVID-in. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”, tha ai./abcnews.al