Trump paralajmëron Asadin: Mos provoko një tjetër tragjedi

schedule11:25 - 4 Shtator, 2018

schedule 11:25 - 4 Shtator, 2018

Donald Trump paralajmëron Bashar Al Asad se nuk mund të shkaktojë një tjetër tragjedi njerëzore në Siri, referuar lajmeve për sulme me armë kimike në Idlib. Të njëjtin paralajmërim bën Trump edhe për aleatët e Sirisë, Rusinë dhe Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar regjimin e Bashar Al Asad në Siri me anë të një apeli për të mos provokuar një tjetër tragjedi humanitare në Siri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se presidenti sirian nuk duhet të sulmojë provincën e Idlib. Ai shtoi se rusët dhe iranianët do të bënin një gabim shumë të rëndë nëse do të merrnin pjesë në këtë tragjedi njerëzore. Trump theksoi se qindra mijëra persona mund të vriten dhe kjo nuk duhet të lejohet.

Nga ana tjetër, OKB dhe shoqatat jo qeveritare bënë të ditur se një sulm në Idlib mund të shkaktojë një katastrofë njerëzore të përmasave të paprecedenta që nga nisja e konfliktit sirian në 2011-n. Prej disa javësh regjimi sirian ka dërguar trupa dhe mjete ushtarake në veriperëndim të vendit në kufi me Turqinë.

Provinca ndodhet në një udhëkryq strategjik për interesat e regjimit dhe aelatëve të tij rusë, të cilët synojnë të shkatërrojnë xhihadistët që i përkasin një grupi të ish-degës siriane të Al Kaedës. Edhe Turqia, e cila sponsorizon disa nga grupet rebele ka dërguar trua ushtarake në rajon dhe nga ana e saj po përpiqet të shmangë një sulm që do të provokonte një tjetër valë refugjatësh në territorin e saj.

Ditët e fundit televizioni Al Xhazira raportonte se regjim sirian ka hedhur bomba me fosfor në rajonin e Idlib. Që nga fillimi i 2017-s, Teherani, Mosla dhe Ankaraja mbështesin negociatat në Kazakistan në përpjekje për të ndaluar konfliktin sirian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!