Trump paguan garancinë prej 175 milionë dollarësh për shmangur sekuestrimin e aseteve

schedule09:46 - 2 Prill, 2024

schedule 09:46 - 2 Prill, 2024

Ish-presidenti republikan Donald Trump pagoi të hënën një garanci prej 175 milionë dollarësh  për të shmangur konfiskimin e aseteve të tij nga autoritetet shtetërore që mund të çonin edhe në kolapsin e pasurive të  tij të paluajtshme.

Manjati 77-vjeçar, i cili do të përballet me pasardhësin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, u shpall fajtor më 16 shkurt për mashtrim, veçanërisht për rritjen e vlerës së pronave të tij me miliarda dollarë për të siguruar më shumë favorizime, kushte më të mira të huadhënies dhe sigurimit.

Fillimisht Trump iu kërkua të paguante 454 milionë dollarë. Por një gjykatë apeli vendosi më 25 mars të pezullojë zbatimin e vendimit të gjyqtarit Arthur Engoron, me kushtin që biznesmeni të paguante shumën më të vogël brenda dhjetë ditëve.

Donald Trump hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur gjyqin e tij një “gjueti shtrigash” të udhëhequr nga prokurorja federale Leticia James, një demokrate që e ndoqi penalisht atë në 2022.

Trump përballet me katër gjyqe të tjera penale, duke përfshirë një përsëri në Nju Jork, i cili pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Ky rast ka të bëjë me pagesat ndaj yllit të filmave porno para zgjedhjeve të 2016-ës.

Ai gjithashtu po përballet me dy gjyqe për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai u mund nga Biden, dhe një tjetër për fshehjen e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!