Trump padit televizionin amerikan/ Kërkon dëmshpërblim 10 miliardë dollarë, shkak bëhet Kamala Harris

schedule08:43 - 1 Nëntor, 2024

schedule 08:43 - 1 Nëntor, 2024

Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Harrisin, sipas dokumenteve gjyqësore. Ish-presidenti amerikan pretendon se intervista në emisionin “60 Minutes” me zëvendëspresidenten amerikane ishte “e manipuluar”.

Padia është bërë në Gjykatën e Rrethit të Veriut të Teksasit në SHBA, ku 78-vjeçari kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, shkruan skynews.
CBS ka deklaruar më parë se intervista nuk ishte e manipuluar dhe se nuk u fsheh asnjë pjesë e përgjigjes së Harrisit.

“Më 20 tetor, 60 Minutes dha një fragment të intervistës sonë për Face the Nation, ku u përdor një pjesë më e gjatë e përgjigjes së saj sesa ajo në 60 Minutes. E njëjta pyetje. E njëjta përgjigje. Por, një pjesë tjetër e saj”, njoftoi CBS-ja.

Rrjeti hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet e mëparshme se 78-vjeçari mund ta padiste atë, duke i thënë ish-presidentit më 23 tetor se kërkesat e tij bazohen në një “premisë të gabuar”. Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!