Trump: Nuk më shqetësojnë testet e Koresë së Veriut

schedule13:31 - 26 Maj, 2019

schedule 13:31 - 26 Maj, 2019

Presidenti Donald Trump është përplasur me këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare lidhur me Korenë e Veriut. Ndërsa Xhon Bolton ka shprehur shqetësimin për testet e armatimeve të bëra nga Peniani, Trump ka deklaruar se ka besim tek lideri koreano-verior Kim Jong Un.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ndihet i shqetësuar nga lëvizjet e fundit të regjimit në Korenë e Veriut, që ka testuar një seri armatimesh. Me qëndrimin e tij, Trump ka rënë ndesh me atë të këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare Majkëll Bolton, i cili ditën e shtunë tha se testi i fundit i Penianit përbënte shkelje të rezolutës së OKB-së për Korenë e Veriut. Por të dielën, presidenti Trump e ka nisur i pashqetësuar vizitën e tij zyrtare në Japoni, duke u angazhuar në një lojë golfi me kryeministrin Shinzo Abe.

“Korea e Veriut testoi disa armë të vogla të cilat shqetësuan disa nga njerëzit e mi, por jo mua. Kam besim se lideri Kim Jong Un do ta mbajë premtimin që më ka bërë”, ka thënë Trump në Tëitter. Nuk është hera e parë që me qëndrimet e tij presidenti bie ndesh me atë të këshilltarëve të tij dhe në këtë rast me atë të vendit pritës, Japoninë. Javën e kaluar kryeministri Abe shprehu keqardhje të thellë për testet e Penianit dhe akuzoi vendin e izoluar aziatik për shkelje të rezolutave të OKB-së.

Gjithashtu, kreu i shtetit ka patur kontraste me këshilltarin e tij edhe sa i takon krizës në Venezuelë dhe marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Iranin. Sa i takon Koresë së Veriut, marrëdhëniet u duk se u përmirësuan vitin e kaluar pas takimit të Trump dhe Kim në Singapor, por ato u përkeqësuan pas dështimit të samitit të Vietnamit. Që prej atëherë, Peniani ka testuar një seri armatimesh. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!