Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë.
Sipas CNN, lajmi u bë i ditur nga shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows, i cili tha se Trump nuk do të jetë i pranishëm fizikisht. Muajin e kaluar, Trump njoftoi se kërkon të shtyjë takimin e G7 pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të vitit të kaluar, Trump kishte njoftuar iniciativa të reja si pjesë e një thirrje globale për mbrojtjen e lirisë fetare, të cilën ndihmësit e tij e karakterizuan si thelbin e vizitës së tij në konferencën e liderëve botërorë.
Presidenti tha se SHBA do të akordonte “25 milion dollarë për të mbrojtur lirinë fetare, vendet fetare dhe reliket”. /abcnews.al