Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump “njollos” demokratët: Biden, Presidenti më i keq. Obama përçarës, gruaja e Clinton humbi përballë meje

schedule15:38 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 15:38 - 18 Dhjetor, 2025

Donald Trump e ka treguar hapur se nuk ka aspak respekt për paraardhësit e tij demokratë dhe këtë e dëshmoi dhe me veprimin e fundit. Në murin e famshëm ku qëndrojnë portretet e gjithë presidentëve në historinë e Amerikës ka ndryshime të dukshme në fytyrat e demokratëve, kur varet përshkrimi për punën e tyre.

Portreti i Joe Biden është zëvendësuar tashmë me foton e një autopeni, i përdorur për të firmosur automatikisht urdhra ekzekutivë dhe ai përshkruhet si presidenti më i keq në historinë amerikane.

Në përshkrimin e tij thuhet se e çoi kombin në prag të shkatërrimit, por Donald Trump u zgjodh me një fitore të thellë për të shpëtuar vendin. Por sulmeve të Trump nuk i ka shpëtuar as Barack Obama. Demokrati përshkruhet si një nga figurat politike më përçarëse.

Përshkrimi i Bill Clinton minimizon arritjet e tij, duke i dhënë meritën republikanëve në Kongres për sukseset legjislative gjatë mandatit të tij. Në një rresht të përshkrimit të tij madje thuhet: Në vitin 2016, gruaja e Presidentit Clinton, Hillary, humbi Presidencën ndaj Donald Trump!”

Ndryshe përshkruhen disa nga presidentët republikanë si për shembull Ronald Regan, të cilit i njihet epiteti si “oratori i madh”

Veprime të tilla nga Donald Trump nuk janë diçka e re, pasi ai është i njohur për sulme te ashpra ndaj rivalëve politikë, me deklarata që shpesh e tejkalojnë korrektësinë politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!