Trump: Nëse rizgjidhem do të liroj të dënuarit për sulmin në Kapitol

schedule09:21 - 12 Mars, 2024

schedule 09:21 - 12 Mars, 2024

Ish-presidenti amerikan Donald Trump premtoi se pasi të kthehet në pushtet, në rast të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të lirojë personat që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin në Kapitol në 2021.

“Masat e para të mia si president i ardhshëm do të jenë mbyllja e kufijve dhe lirimi i pengjeve të 6 janarit që u burgosën padrejtësisht!”,ka shkruar ish-presidenti mbrëmë në rrjetin social Truth Social, pa  duke dhënë detaje të mëtejshme.

Në janar, gjatë një aktiviteti të fushatës në Ioëa, miliarderi i kishte bërë thirrje presidentit demokrat Joe Biden të “lironte pengjet”, një term që ai përdor rregullisht për të përshkruar ata që janë burgosur për pjesëmarrjen e tyre në sulmin e Kapitol.

Rebelët, të inkurajuar nga Donald Trump dhe akuza të rreme për mashtrime zgjedhore, pushtuan më 6 janar 2021 Kapitolin në përpjekje për të parandaluar transferimin e pushtetit te Joe Biden.

Deri më sot, 1,358 persona janë akuzuar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Drejtësisë të publikuara javën e kaluar. Rreth 500 persona janë dënuar me burg.

Trump po përballet me katër akuza penale, dy prej të cilave janë përpjekja e supozuar për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në favor të tij pasi humbi ndaj Joe Biden.

Ish-presidenti është i sigurt se do të fitojë nominimin presidencial të Partisë Republikane përpara zgjedhjeve presidenciale pasi sfiduesja e tij e fundit, Nikki Haley, u tërhoq nga gara të mërkurën e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!