Trump në favor të legalizimit të kanabisit për qëllime rekreative

schedule08:40 - 10 Shtator, 2024

schedule 08:40 - 10 Shtator, 2024

Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, është në favor të një propozimi për referendum për legalizimin e kanabisit për qëllime rekreative në Florida.

Legalizimi vlen për të rriturit mbi 21 vjeç.

Në fund të gushtit, Trump la të kuptohet se ishte i hapur për legalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit në shtet.

Trump ka shprehur mbështetjen për të ashtuquajturin Amendament 3, megjithëse disa republikanë, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis, kanë dalë kundër masës.

“Unë do të votoj PO për amendamentin 3”

“Siç e kam thënë më parë, besoj se është koha për t’i dhënë fund arrestimeve dhe burgosjeve të panevojshme të të rriturve për sasi të vogla marihuanë për përdorim personal”, shkroi Trump.

“Si banor i Floridës, unë do të votoj PO për amendamentin 3 këtë nëntor,” shtoi ai.

Në postimin e tij, Trump u duk gjithashtu se miratoi përpjekjet legjislative, duke vazhduar nga mandati i tij 2017-2021, për ta bërë më të lehtë për bankat shërbimin e bizneseve të kanabisit që operojnë legalisht në shtet.

/abcnews.al