Presidenti në detyrë i SHBA-ve Donald Trump ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen me pamjen e tij. Këtë herë është bërë shkak ngjyra e flokëve.
74-vjeçari në konferencën e parë publike pas zgjedhjeve nuk është shfaqur biond me ngjyrën e tij të zakonshme, por nuanca e flokëve të tij tashmë është gri.
Në konferencë Trump foli për zhvillimet e fundit lidhur me vaksinën e Covid-19, mirëpo vëmendjen në rrjetet sociale e morën flokët.
“A jam unë apo flokët e Trump kanë kaluar nga bjonde në gri këtë javë?”, shkroi një përdorues i Twitter. “Fllokët e Trump janë befas të bardhë si një fletë letre ???” shtoi një tjetër përdorues i Twitter. g.v/abcnews.al