Trump mendon të shpallë gjendjen e emergjencës për murin me Meksikën

schedule12:51 - 5 Janar, 2019

schedule 12:51 - 5 Janar, 2019

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje me Kongresin Amerikan për financimin e murit në kufi me Meksikën. Deklarata është bërë për gazetarët nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Presidenti amerikan Donald Tramp po mendon seriozisht për opsionet e mundshme për të bindur Kongresin Amerikan që të marrë fondet e duhura për të ndërtuar murin me Meksikën. Mes këtyre hipotezave është dhe ajo e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për të marrë fonde nga agjenci të tjera qeveritare për ndihmuar në financimin e ndërtimit të murit. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth kësaj mundësie, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mund ta bënte dhe një gjë të tillë pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

Tramp pranon se e ka menduar dhe se mund të vazhdojë me idenë e tij pa një marrëveshje me liderët e kongresit. Presidenti amerikan shpjegoi se gjithësesi përpjekjet do të vazhdojnë dhe në fundjavë për të zhbllokuar ngërçin aktual që pengon punën normale të qeverisë së vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!