Trump mban tubimin e parë në Georgia pas humbjeve të zgjedhjeve presidenciale

schedule08:48 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 08:48 - 7 Dhjetor, 2020

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Ngjarja në Georgia vjen përpara zgjedhjeve kryesore të balotazhit të Senatit në janar, të cilat do të vendosin kontrollin për dhomën e lartë.

Joe Biden është kandidati i parë demokrat që fiton shtetin në zgjedhjet presidenciale që nga viti 1992. Trump ka refuzuar vazhdimisht të pranojë humbjen e tij dhe ka bërë pretendime të shumta të pabazuara për mashtrim të votuesve.

Përpara tubimit ai kritikoi guvernatorin republikan të Georgias në Twitter, duke e thirrur atë për të ndihmuar përmbysjen e fitores së zgjedhjeve të Joe Biden në këtë shtet.

Sipas Associated Press, nga pothuajse 50 padi që janë dërguar në gjykata nga fushata e Trumpit dhe aleatëve të tij, 30 prej tyre janë hedhur poshtë, kryesisht për mungesë të provave. Ndërsa dhjetëra të tjera janë ende në procedurë.

Gjatë këtij tubimi, Trump tha se ai do të dërgojë “së shpejti” në Gjykatën Supreme provat për këto pretendime, por nuk specifikoi më shumë. Ekspertët ligjorë thonë se ka pak gjasa që këto pretendime të merren parasysh nga gjykatat.

Njëra prej kërkesave të ekipit të Trumpit është që të shpallë të pavlefshme rezultatet në Georgia.

Megjithatë, në fjalimin e tij të shtunën, presidenti duket se e pranoi humbjen e tij, duke pretenduar se masat e tij të politikës së jashtme mund të ndryshonin së shpejti për shkak të presidentit të zgjedhur demokrat. Sipas kushtetutës amerikane, Joe Biden do të marrë detyrën me datë 20 Janar, pavarësisht akuzave të deritanishme të Donald Trump.

Kandidati democrat Joe Biden I fitoi zgjedhjet presidenciale me 306 vota në kolegjin elektoral – sistemin që SHBA përdorin për të zgjedhur një president, kundrejt me 232 të Donald Trump. Kolegji elektoral do të mblidhet në 14 Dhjetor për të zyrtarizuar rezultatet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!