Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar se Izraeli dhe Hamasi mund të bien dakord për një armëpushim në Gaza deri në fund të javës.
Bisedimet midis përfaqësuesve të Izraelit dhe Hamasit kanë rifilluar sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, pasi presidenti amerikan Joe Biden tregoi se një marrëveshje për të ndaluar luftimet ishte “në prag”.
Udhëheqësi në largim i SHBA-së tha se ajo do të përfshinte një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një “rritje” të ndihmës për palestinezët, në fjalimin e tij të fundit për politikën e jashtme si president.
“Kaq shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë, kaq shumë komunitete janë shkatërruar. Populli palestinez meriton paqen”, tha ai.
“Marrëveshja do të lironte pengjet, do të ndalonte luftimet, do t’i jepte siguri Izraelit dhe do të na lejonte të rritim ndjeshëm ndihmën humanitare për palestinezët që vuajtën tmerrësisht në këtë luftë që filloi Hamasi”.