Trump, “luftë” vaksinave/ “Mund të anulohen disa prej tyre, është rritur autizmi”

schedule19:13 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 19:13 - 12 Dhjetor, 2024

Presidenti i zgjedhur i shteteve të Bashkuara tha  në një intervistë për revistën Time, se ai do të bëjë një diskutim të gjatë me Robert  Kennedy Jr., i emëruari i tij për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për anulimin e disa vaksinave për fëmijët.

Trump tha se shkalla e autizmit është në një nivel të lartë dhe sipas tij ka diçka që e shkakton këtë.

I pyetur nëse administrata e tij mund të ndalojë disa vaksina, Trump tha se nëse I sheh si të rrezikshme dhe të padobishme, një mundësi e tillë do të konsiderohet.

Presidenti I zgjedhur shprehu respektin e tij të madh për Kennedy dhe pikëpamjet e tij për vaksinat.

Kennedy është kritikuar për pretendime të rreme mjekësore, duke përfshirë atë se vaksinat janë të lidhura me autizmin.

Ai kundërshtoi kufizimet shtetërore dhe federale gjatë pandemisë COVID-19 dhe u akuzua për përhapjen e dezinformatave në lidhje me virusin.

Më parë Kennedy kryesoi Children’s Health Defense, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në mesazhet kundër vaksinës.

Zgjedhja e tij për postin e Sekretarit të Shëndetësisë ka shkaktuar shqetësim, me më shumë se 75 laureatë të çmimit Nobel që kërkuan anulimin e emërimit të tij, duke paralajmëruar për implikimet e asaj që ai beson në shëndetin publik.

I pyetur nëse ishte dakord me Kennedy për një lidhje midis vaksinave dhe autizmit, Trump tha se më parë I duhet të shohë shifrat e më pas do të merret vendimi më i mirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!