Trump lëvdata Koresë përpara takimit me Kim

schedule08:52 - 26 Shkurt, 2019

schedule 08:52 - 26 Shkurt, 2019

Përpara takimit me liderin Kim Jong Un, presidenti Donald Trump ka deklaruar se Korea e Veriut ka shansin të kthehet në një fuqi ekonomike nëse heq dorë nga arsenali bërthamor. Megjithatë, Trump ka këmbëngulur se nuk do të ushtrojë presion ndaj Penianit në këtë drejtim.

Në prag të takimit të dytë me Kim Jong Un, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Korea e Veriut mund të shndërrohet në një nga fuqitë kryesore ekonomike në botë nëse braktis ambicjet e saj bërthamore. Përmes një mesazhi të postuar në profilin e tij në Tëitter, Trump nënvizoi se vendi aziatik ka potenciale më të mëdha se kushdo tjetër për një rritje të shpejtë ekonomike.

Komentet e tij erdhën megjithatë disa orë pasi sekretari i Shtetit Majk Pompeo kishte deklaruar se, Peniani mbetet një kërcënim bërthamor. Trump do të takohet me Kim për herë të dytë në datat 27 dhe 28 shkurt në Hanoi të Vietnamit. “Të dy ne presim vazhdimin e progresit të arritur në takimin e parë në Singapor”, vijoi Trump në Tëitter, duke iu referuar takimit të qershorit.

Ai theksoi se, nuk do të ngutet për t’i bërë presion Koresë së Veriut për çështjen bërthamore. “Nuk dua të ngut askënd, thjesht nuk dua që të bëhen teste. Përsa kohë nuk ka teste raketash, ne jemi të lumtur”, tha Trump. Samiti i Singaporit, i mbajtur në qershor, ishte i pari takim historik mes një presidenti amerikan dhe një lideri të Koresë së Veriut, por marrëveshja e arritur mes palëve ishte e vakët në detaje.

Që atëherë pak progres është bërë për qëllimin e përbashkët, largimin e arsenalit bërthamor nga gadishulli Korean. Deklaratat e fundit të presidentit, në prag të nisjes së tij për në Vietnam, shihen si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll pritshmëritë nga takimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!