Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump kritikon NATO-n: Aleanca dështoi, pritet takim me Mark Rutte në Uashington

schedule20:44 - 8 Prill, 2026

schedule 20:44 - 8 Prill, 2026

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka ndarë një mesazh të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me NATO-n, ku ai shpreh kritika të forta ndaj Aleancës.

Sipas Leavitt, Trump ka deklaruar se NATO është “testuar dhe ka dështuar”, duke shtuar se është “mjaft e trishtueshme që NATO i ktheu shpinën popullit amerikan gjatë gjashtë javëve të fundit”.

Ajo theksoi gjithashtu se, sipas presidentit, populli amerikan ka qenë financuesi kryesor i mbrojtjes së aleancës ndër vite.



Ndërkohë, Leavitt bëri të ditur se Trump pritet të zhvillojë më vonë gjatë ditës një takim në Uashington me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas saj, presidenti amerikan pret të zhvillojë një “bisedë të drejtpërdrejtë” me kreun e NATO-s, në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleancës po përballen me tensione të reja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!