Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump krahason murin në kufi me Meksikën me murin e vilës Obama

schedule12:49 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 12:49 - 31 Dhjetor, 2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për murin në kufi të Meksikës, njësoj si çifti Obama ka nevojë për murin tre metra të lartë që rrethon rezidencën e tyre në Uashington. Është ky mesazhi më i fundit në Tuiter i Presidentit amerikan Donald Tramp.

Presidenti amerikan Donald Tramp krahasoi murin që ka ndërmend të ndërtojë përgjatë kufirit me Meksikën me mbrojtjen e shtëpisë së familjes së ciftit Obama në Uashington. Në një mesazh në profilin e tij Tuiter, kreu i shtëpisë së bardhë shkruan se ish presidenti dhe zonja Obama kishin ngritur një mur ë metra të lartë përreth rezidencës së tyre në Uashington DC. Më tej ai shtoi se ishte dakord pasi ishte e domosdoshme për sigurinë dhe mbrojtjen. Por dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një mbrojtje të tillë por në një version më të madh.

Vila e re e ciftit Obama, me nëntë dhoma gjumi, ndodhet në zonën Kalorama, një prej më eksluziveve në Uashington. Reagimi i Tramp vjen në një moment ku në vend ka shumë polemika për kërkesën e një buxheti prej 5 miliard dollarësh për murin ë kufi me Meksikën. Polemika që kanë shkaktuar një prej bllokadave më të rëndësishme në Kongresin Amerikan dhe paralizimin e pjesshëm të aktiviteteve federale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!