Disa orë para hapjes së votimit në SHBA, kandidati republikan Donald Trump bëri thirrje për dënimin me vdekje për emigrantët që shpallen fajtorë për vrasjen e qytetarëve amerikanë ose oficerëve të policisë.
Në fjalimin e tij në Pittsburgh, ish-presidenti iu referua sërish fluksit masiv të emigrantëve në kufirin jugor me Meksikën dhe kërkoi vendosjen e dënimit maksimal për ata që shpallen fajtorë për vrasjen e amerikanëve.
“Bëj thirrje për dënim me vdekje për çdo emigrant që vret një shtetas apo oficer policie amerikan”, tha Trump.
Trump e ka vënë imigracionin në qendër të fushatës së tij, duke premtuar vazhdimisht se, nëse zgjidhet, ai do të kryente dëbime masive të emigrantëve./abcnews.al