Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të nënkuptuar se mund të pushojë nga detyra ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në vend, Dr Anthony Fauci-n.
Deklaratat, Trump i bëri gjatë një mitingu në mesnatë në Miami, Florida, më pak se 48 orë para zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa turmat në aeroportin Opa-Locka bërtisnin “Pusho Fauci-in”, Trump qëndroi aty për disa sekonda dhe i lejoji që të vijonin me brohoritjet, dhe më pas u shpreh: Mos i tregoni njeriu, por më lini të pres pak deri pas zgjedhjeve. E vlerësoj këshillën. E vlerësoj…Ai ka bërë shumë gabime. Por është burrë i mirë. Por ka qenë gabim për shumë gjëra.”
Nga ana tjetër, Fauci, në një intervistë për Uashington Post, tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozitë të mirë në frontin e luftës kundër Covid, sepse presidenti, sipas tij, i drejtohet duke parë ekonominë.
Përkundrazi, sipas tij, kundërshtari Joe Biden po e shikon pandeminë nga këndvështrimi i duhur, nga ai “shëndetësor”. s.b/abcnews.al/