Presidenti Donald Trump ka reagur lidhur me sulmet që po kryhen nga Houthi duke përmendur se nëse mbështeten do të ketë pasoja të tmerrshme.
Ndër të tjera, Trump cilëson Iranin si viktimë të pafajshme dhe se se çdo e shtënë e kryer nga Houthi do të shihet si e shtënë e ardhur nga armët dhe udhëheqësit e Iranit.
“Askush të mos mashtrohet! Qindra sulmet që po kryhen nga Houthit, këta banditë dhe kriminelë të errët me bazë në Jemen, të cilët janë të urryer nga populli jemenas, vijnë dhe janë krijuar nga Irani. Çdo sulm i mëtejshëm ose hakmarrje nga ‘Houthit’ do të përballet me forcë të madhe, dhe nuk ka asnjë garanci që kjo forcë do të ndalet aty.
Irani është paraqitur si ‘viktima e pafajshme’ e terroristëve rebelë, mbi të cilët ata kanë humbur kontrollin, por në të vërtetë nuk e kanë humbur atë. Ata diktojnë çdo lëvizje të tyre, u japin armët, i furnizojnë me para dhe pajisje ushtarake shumë të sofistikuara, madje edhe me atë që quhet ‘inteligjencë.’
Çdo e shtënë e kryer nga Houthit do të shihet, nga ky moment e tutje, si një e shtënë e ardhur nga armët dhe udhëheqja e Iranit. Dhe Irani do të mbahet përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, të cilat do të jenë të rënda.”