Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump kërcënon Hamasin mes përpjekjeve për fazën tjetër të armëpushimit në Gaza

schedule16:42 - 21 Tetor, 2025

schedule 16:42 - 21 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Hamasit, duke kërcënuar me një reagim “të shpejtë, të furishëm dhe brutal” nëse grupi palestinez nuk “bën atë që është e drejtë”, ndërsa Uashingtoni shtyn përpara fazën tjetër dhe më komplekse të armëpushimit në Gaza.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur gatishmëri për të ndërhyrë ushtarakisht kundër Hamasit në Gaza, por ai, sipas tij, u ka kërkuar atyre dhe Izraelit që “të presin”.

Armëpushimi i arritur tetë ditë më parë mes Izraelit dhe Hamasit është vënë disa herë në pikëpyetje, pasi të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes, kryesisht për shkak të dhunës sporadike, kthimit të trupave të pengjeve, furnizimit me ndihma humanitare dhe hapjes së kufijve.

Në këtë kontekst, në Izrael ka mbërritur edhe nënpresidenti amerikan JD Vance, i cili pritet të takohet të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar çështje sigurie dhe mundësi politike.

Bisedimet do të fokusohen në një plan me 20 pika të propozuar nga Trump për një armëpushim të qëndrueshëm, që përfshin hapa të vështirë si çarmatosja e Hamasit dhe një rrugë drejt krijimit të një shteti palestinez.

Vizita e Vance vjen pas takimeve të së hënës mes Netanyahut dhe dy emisarëve të Trumpit, Steven Ëitkoff dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner. Ndërkohë, Hamas ka nisur bisedime në Kajro me ndërmjetësit, të udhëhequra nga lideri në mërgim Khalil al-Hayya, për fazën e ardhshme të marrëveshjes dhe të ardhmen e Gazës pas luftës.

Një burim i afërt me zhvillimet tha se Izraeli po kërkon garanci më të forta për çarmatosjen e Hamasit – një kërkesë që grupi militant nuk ka pranuar deri më tani.

Ndërmjetës të rëndësishëm si Egjipti, Katari dhe Turqia vazhdojnë përpjekjet për të stabilizuar armëpushimin.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!