Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump kërcënon BE me tarifa/ Presidenti amerikan gjobiti Google, masa tregtare edhe ndaj unionit

schedule15:28 - 27 Korrik, 2026

schedule 15:28 - 27 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Komisionin Evropian për gjobën e lartë që vendosi ndaj Alphabet, kompanisë mëmë të Google. Pas gjobës shumëmiliarda euroshe, Trump kërcënoi me vendosjen e “një tarife të konsiderueshme doganore” mbi importet nga Bashkimi Evropian. “Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe jashtëzakonisht joetike, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Uashingtoni do të nisë tani një hetim sipas Nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974 për shkak të asaj që e quan “zhvatje” ndaj kompanive amerikane.

Ky nen i jep qeverisë amerikane mundësinë që të ndërmarrë masa kundër praktikave tregtare që vërtetohen si “të pajustifikuara, të paarsyeshme ose diskriminuese”, përfshirë edhe vendosjen e tarifave doganore.

Bazuar në nenin 301 Përfaqësuesi i Tregtisë amerikane, vendosi të enjten tarifa të reja ndaj rreth 60 partnerëve tregtarë, me arsyetimin se këto vende nuk kishin ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër punës së detyruar.



Komisioni Evropian vendosi pak ditë më parë një gjobë me vlerë 890 milionë euro ndaj Google duke e akuzuar kompaninë për shkelje të rregullave të BE-së që synojnë të kufizojnë fuqinë dominuese në treg të gjigantëve të mëdhenj teknologjikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!