Sipas një tabele të publikuar nga Aksios, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Tramp kalon pjesën më të madhe të kohës duke ndjekur televizion.
Ishin të shumtë ata që dyshonin prej kohësh se presidenti amerikan Donald Tramp kalon më pak kohë se paraardhësit e tij në tryezën e syrës ovale, zyrën e Shtëpisë së Bardhë, apo në mbledhje dhe takime pune. Një tabelë e axhendës ditore që Tramp ka pasur në tre muajt e fundit është marrë dhe publikuar nga Aksios, e cila e ka marrë nga një burim i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë.
Axhenda tregon se se për pjesën më të madhe të ditës Trump është i impenjuar në atë që njihet si “koha ekzekutive” një emër i krijuar nga ish kreu i kabinetiti Xhon Kelli. Kohë e cila parashikon monitorimin e Twitter-it, kryerjen e telefonatave si dhe ndjekjen e televizionit
Sipas tabelës që konfirmon disa nga dëshmitë e mbledhura muajt e fundit, Trump hyn në zyrën ovale në orën 11 të paradites. Më pas merr pjesë në një mbledhje të shkurtër me shefin e kabinetit, apo me funksionarë të lartë të shërbimit të inteligjencës, dhe vetë, pas kësaj nis dita e tij e punës që rrallë herë përfundon pas orës 17 të pasdites. Ajo që mbetet nga dita duke pasur parasysh se Trump fle shumë vonë e zgjohet para orës 6 të mëngjesit i dedikohet televizionit, Twitter-it dhe telefonatave.
Aksios ka llogaritur se që nga 7 Nëntori e deri në 1 Shkurt Trump ka shpenzuar 297 orë e 15 minuta dukë parë televizion, ndjekur Tëitter-in apo duke bërë telefonata. Gjashtë herë më shumë se koha që ka kaluar në udhëtim dhe katër herë më shumë se koha e kaluar në mbledhje. Sipas një artikulli të Uashington Post të publikuar në muajt e parë të presidencës, Trump nuk largohet asnjëherë më shumë se disa metra nga një ekran televizori dhe ndonjëherë ndërpret mbledhjet për të dëgjuar më mirë atë që thuhet./abcnews.al