Mjeku i Donald Trump në raportin mjekësor të publikuar ditën e djeshme, tha se ish-presidenti amerikan gëzon shëndet të mirë dhe shtoi se ai do të vazhdojë të ketë një jetë të mirë dhe aktive për shumë vite të tjera.
Raporti mjekësor, të cilin Trump, 77 vjeç, e postoi në Truth Social, u publikua në ditën kur presidenti demokrat Joe Biden festoi ditëlindjen e tij të 81-të. Shëndeti fizik dhe mendor i të të dyve është bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, në të cilat ata pritet të jenë sërish rivalë.
“Presidenti Trump ka ruajtur peshën e tij përmes një diete dhe aktivitetit fizik të vazhdueshëm”, thuhet në raportin mjekësor.
Në raportin mjekësor nuk përmenden detaje të tjera.
Rezultatet e “testeve të tij mjekësore janë brenda kufijve normalë dhe testet e tij të shëndetit mendor janë të shkëlqyera”, shtoi Aronëald.
Trump tha se peshon 98 kilogramë dhe është 1.90 metra i gjatë në gusht, kur u shfaq në një burg në Atlanta në lidhje me çështjen që përfshinte përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia.