Presidenti Donald Trump tha të hënën se Irani i injoroi paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos rindërtuar programin e tij bërthamor.
“Pas shkatërrimit të programit bërthamor të Iranit dhe Operacionit “Çekani i Mesnatës” pak kohë më parë, ne e paralajmëruam Iranin të mos bënte asnjë përpjekje për ta rindërtuar në një vendndodhje tjetër, sepse nuk ishin në gjendje t’i përdornin ato që ne i hodhëm në erë me aq fuqi, por ata i injoruan këto paralajmërime dhe refuzuan të ndërprisnin përpjekjet e tyre për armë bërthamore”, tha presidenti.
Trump po i referohej sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane në qershor, të cilat Shtëpia e Bardhë pretendoi se shkatërruan “plotësisht” programin bërthamor të Teheranit.
“Regjimi tashmë kishte raketa të afta për të goditur Evropën dhe bazat tona, si vendase ashtu edhe jashtë vendit, dhe së shpejti do të kishte raketa të afta për të arritur Amerikën tonë të bukur”, vazhdoi presidenti në fjalimin e tij të hënën.
Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se SHBA nuk e filloi luftën kundër Iranit, por se do ta përfundojë atë.
Nga Pentagoni, Hegseth u shpreh se regjimi iranian ka bërë luftë kundër SHBA-së për 47 vjet, por nuk e ka deklaruar këtë hapur
Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.
Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.


