Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë të mërkurën El Pason, qyteti me prani të theksuar hispanike ku fundjavën e kaluar u regjistrua masakra që la 22 të vdekur.
Për ngjarjen në fjalë, që dyshohet se kishte si motiv urrejtjen ndëretnike, Trump është kritikuar ashpër nga demokratët për shkak të retorikës së tij anti-emigracion.
Vizita e tij synon të tregojë të kundërtën sa i takon urrejtjes racore dhe supremacisë së bardhë, të cilat ai i dënoi në fjalimin e së hënës, dy ditë pas ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, të martën Trump u është përgjigjur kritikave në adresë të tij me një postim në Twitter, ku ka deklaruar se në kohën e presidencës së Barak Obama ndodhën 32 incidente me armë.
“Askush nuk tha që Obama ishte jashtë kontrollit. Të shtënat në masë kanë ndodhur përpara se unë të mendoja të bëhesha president”, ka shkruar Trump në profilin e tij./ABC News Albania 24/7