Ish-Presidenti Donald Trump tha se ai mbështet publikimin e dokumenteve në lidhje me kontrollin e FBI-së në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në fillim të kësaj jave.
Trump tha se nuk do të kundërshtonte lëshimin e urdhër-arrestit, pasi Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se do të bënte kërkesë që dokumenti të çvulosej.
Ish-Presidenti i SHBA-së e bëri njoftimin të enjten vonë në faqen e tij të medieve sociale, Truth Social.
“Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve, por unë bë një hap më tej duke i inkurajuar autoritetet që t’i publikojnë menjëherë këto dokumente. Publikoni dokumentet menjëherë!” tha ai.
Deklarata erdhi përpara afatit të së premtes në orën 15:00, me të cilën ekipi ligjor i Trump do të vendosë nëse do të kundërshtojë mocionin e DD-së.
Më herët të enjten, Garland u shfaq para kamerave për të mbrojtur kërkimin dhe për të zbuluar se ai kishte miratuar operacionin në Mar-a-Lago në Palm Beach.
Garland tha se nuk mund të zbulonte detaje të mëtejshme se çfarë e nxiti kërkimin, por burimet i thanë Washington Post se kishte të bënte me armët bërthamore.
Por ata nuk thanë nëse kishte të bënte me programin bërthamor të SHBA-së apo atë të një kombi tjetër.
Mësymja e FBI-së të hënën ishte bastisja e parë në historinë e SHBA-ve në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti.
Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht.
Ata kanë shkuar edhe më tej duke e akuzuar FBI-në si një armë të Shtëpisë së Bardhë për sa kohë që ata nuk kanë bastisur shtëpinë e djalit të presidentit Biden, Hunterit të cilit iu publikuan video me lëndë narkotike, prostituta dhe dokumente që tregojnë hapur evazione fiskale./Abcnews.al/