Një çështje krejtësisht politike dhe me asnjë lidhje me futbollin, por që do të ndikonte drejtpërdrejt në “Botërorin 2026”. Presidenti i SHBA Donald Trump vazhdon të qëndrojë besnik ndaj idesë së tij për spostua ndeshjet e turneut nga disa qytetet, që ai mendon se nuk janë të sigurtë. Ai u kthye të flasë për këtë temë, ndërsa këtë temë, duke marrë si shembull Boston, një nga 11 qytetet amerikanë që janë zgjedhur për të organizuar sfidat e finaleve të Kupës së Botës. SHBA ka në kalendar 78 ndeshje nga 104 të tilla, ndërsa 7 prej tyre do të luhen në “Gillette Stadium” në Foxborough.
“Ne mund t’i heqim. Unë e dua popullin e Bostonit dhe e di që biletat janë shitur të gjitha. Por kryetari juaj i bashkisë nuk është i mirë. Nëse dikush po bën një punë të keqe dhe unë e ndjej që nuk ka kushte sigurie, atëherë do të telefonoj Xhanin, që është një president fenomenal i FIFA-s dhe do t’i them. Të lëvizim në një vend tjetër dhe ata do ta bëjnë këtë”
Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, Neë York, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle janë 11 qytetet që do tëp resin ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA. Por spostimi i sfidave nga secili prej tyre do të sillte probleme të mëdha nga ana logjistike për FIFA, e cila punon prej fitesh mbi një program të saktë.
Po ashtu, për t’u kuptuar mbetet nëse me të vërtetë Donald Trump mund të bëjë një lëvizje të tillë, që më shumë me futbollin lidhet me politikën e brendshme amerikane.
Gjithsesi, dihet tashmë që ai ndërtuar së fundmi një raport të shkëlqyer me presidentin e FIFA, Giani Infantino, ndërsa zyra e komitetit organizativ të “Kupës së Botës 2026”, që nga vera është vendosur në “Trump Toëer” në New York./abcnews.al

