Donald Trump thyen një tjetër rekord! Kreu I Shtëpsië së Bardhë mbajti fjalimin më të gjatë të mbajtur ndonjëherë nga nje president në Kongresin Amerikan në atë që njihet si fjalimi mbi Gjendjen e Kombit perballe ligjvenesve amerikan. Kreu I Shtepisë së Bardhë në një orë e 47 minuta argumentoi sesi Qeveria e tij I kishte future Shtetet e Bashkuara në një epokë të artë për Amerikën.
“Unë I përdora këto tarifa, mora qindra miliarda dollarë për të bërë marrëveshje të shkëlqyera për vendin tone, si ekonomikisht ashtu eshtu edhe në aspektin e sigurisë kombëtare. Gjithçka po funksiononte mire, vendet që na mashtronin për dekata tani po na paguajnë qindra miliarda dollarë. Dhe pastaj në të gjithën këtë situate, erdhi një vendim I pafat nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara që rrëzoi këto tarifa. Epo lajmi I mire eshte se pothuajse të gjitha vendet dhe korporatat duan të mbajnë marrëveshjet e arritura deri më tani, duke ditur se fuqia ligjore që une si president kam mund të jetë shumë e keqe për to.”
Teksa mbarë bota ka hedhur sytë drejt Lindjes së Mesme se kur do të ndodh një sulm ushtarak I Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, Trump theksoi se ai dëshiron ti zgjidhë gjërat përmes diplomacies. Kreu I Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Teherani nuk do të lejohet të ketë kurrë armë bërthamore ndërsa shpjegoi se rreziki I ardhur prej tij është I lartë pasi Irani ka rraketa që mund të godasin si Europën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.
“Ne jemi në negociata me Iranin. Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por ne nuk I kemi dëgjuar ende ato fjalë sekrete prej tyre “Ne nuk do të zhvillojmë kurrë armë bërthamore. Ata se kanë thënë ende dicka të tillë. Preferenca ime është që ta zgjidh këtë punë përmes diplomacies. Por një gjë është e sigurtë, unë kurrë nuk do të lejojë që sponsori numër një I terrorizmit, që ata janë padyshim, të kenë një armë bërthamore. Nuk mund ta lejoj dicka të tillë të ndodh.”
Donald Trump u perballe me kontestime te vazhdueshme nga Demokratet ne Kongresin Amerikan ndersa Kreu I Shtepise se Bardhe ishte kujdesur qe ta kthente fjalimin e tij mbi gjendjen e Kombit ne nje Shfaqje te vertet.


