Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Fitorja e Kamala Harris në zgjedhje do të nënkuptonte fundin e Izraelit

schedule10:18 - 6 Shtator, 2024

schedule 10:18 - 6 Shtator, 2024

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president, Donald Trump deklaroi se fitorja e kandidates demokrate për president Kamala Harris në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në nëntor do të nënkuptonte fundin e ekzistencës së Izraelit.

Trump tha, në një mbledhje të hebrenjve, anëtarë të Partisë Republikane, se votimi për të është mënyra e vetme për të shpëtuar shtetin hebre nga shkatërrimi i sigurt, raportoi The Times of Israel.
Ai premtoi të “ndihmojë Izraelin të bëhet përsëri i madh”.

Sipas medias izraelite, Trump pretendon se hebrenjtë ndiheshin të sigurt në publik gjatë kohës që ai ishte president i SHBA-së, duke injoruar një rritje të raportuar të numrit të incidenteve antisemite gjatë presidencës së tij./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!