Trump financoi Harris/ Çek prej 5 mijë dollarësh kur ajo ishte kryeprokurore

schedule23:30 - 22 Korrik, 2024

schedule 23:30 - 22 Korrik, 2024

“Një investim i mençur”. Derisa kamala harris mbetet më e favorshme për të marrë kandidaturën e partisë demokratike për zgjedhjet presidenciale, donald trump ka nisur zyrtarisht fushatën “sulmuese” ndaj saj.

Por ndërsa kandidati republikan rifokuson fushatën këtë herë duke synuar Harris, ka një të vërtetë të vështirë me të cilën ai do të duhet të përballet:  Një çek prej 5,000 dollarësh që ai i ka paguar me 26 shtator të 2011 prokurores së Përgjithshme Kamala Harris.

Donacioni i  Trump u rishfaq në mediat sociale nga një kongresmen demokrat nga Florida.

Në fakt, dhurimi prej 5000 dollarësh ishte i vetmi nga trump, pasi familja e tij herë pas herë ka dhënë shuma të ndryshme për harris në kohën kur ajo ka qenë rokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Të dhënat tregojnë që dhurimi  më i madh ishte prej 5000 dollarësh, mirëpo 2 vite më vonë, 2013, trump i ka dhënë harris edhe një shumë prej 1 mijë dollarrë.

Vajza e Trump, Ivanka, është gjithashtu e listuar në bazën e të dhënave si i ka dhënë Harris 2000 dollarë për fushatën  e saj të rizgjedhjes si prokurore në qershor 2014. Donacioni i  8,000 dollarëve të Trump që hyjnë në arkat politike të Harris mund ta ndjekë Trumpin në gjurmët e fushatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!