Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra më herët nga Mike Pompeo.
Sipas raportimeve, ata janë të shokuar nga mospranimi i rezultateve të zgjedhjeve nga ana e sekretarit të shtetit, i cili u shpreh se do të ketë tranzicion, por drejt një administrate të dytë Trump.
“Si mund ai të minojë punën tonë,” është shprehur një diplomat amerikan përtej detit.
“Si mund ta ketë seriozisht,” tha një tjetër diplomat amerikan. “Kjo është në fakt e frikshme.”
Lexo edhe: Pompeo: Do të ketë tranzicion, por drejt një administrate të dytë kryesuar nga Trump
Sipas CNN, një nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit tha se po shihte konferencën për shtyp derisa Pompeo “bëri shaka me tranzicionin” dhe pastaj u “neverit”.
“Për dikë që krijoi një kod të etikës dhe një të diplomuar në Ëest Point, ai është duke u ulur në nivelin më të ulët të të ultit”, tha ai, duke shtuar se Pompeo “po fundos trashëgiminë e tij, edhe me gjithë punën dhe diplomacinë e mandatit të tij”.