“Trump është zgjedhja e vetme për Amerikën”, JD Vance zyrtarisht kandidat për zëvendëspresident

schedule09:21 - 18 Korrik, 2024

schedule 09:21 - 18 Korrik, 2024

JD Vance, i cili u nominua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump si kandidati i tij për zëvendëspresident në zgjedhjet e nëntorit, iu drejtua konventës republikane në Milëaukee dhe zyrtarisht e pranoi nominimin.

Ai foli edhe për fëmijërinë e tij dhe theksoi se Trump dhe politikat e tij janë zgjidhja më e mirë për Amerikën. Vance sulmoi dhe kritikoi si Presidentin Biden ashtu edhe politikat e tij, të cilat kanë kërcënuar komunitetet e vogla dhe rurale si ajo ku ai u rrit në Ohio.

Kjo është hera e parë që Vance i drejtohet një konvente partie dhe ai u prezantua nga gruaja e tij, Usha Vance, e cila është avokate.

Trump, gjithashtu mori pjesë në fushatë.

Senatori nga Ohio është relativisht i panjohur për amerikanët në kuptimin politik dhe në fjalimin e tij të parë madhor ai foli, ndër të tjera, se si u rrit në varfëri në Kentaki dhe Ohajo, me një nënë të varur nga droga dhe një baba që nuk e kishte, por pavarësisht kësaj ai u diplomua në një kolegj prestigjioz dhe arriti majat e politikës amerikane.

“Unë i premtoj çdo amerikani, pavarësisht nga përkatësia partiake, se do të bëj çmos për t’ju shërbyer dhe për ta bërë këtë vend një vend ku çdo ëndërr që keni për veten tuaj, familjen tuaj dhe vendin tuaj do të realizohet sërish”, tha ai.

/abcnews.al