Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se dronët rus që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë mund të kenë qenë një gabim ushtarak i udhëheqjes ushtarake të Moskës.
“Mund të ketë qenë një gabim, por pavarësisht kësaj nuk jam i lumtur mbi asgjë që ka të bëjë me këtë situate. Shpresoj se e gjitha kjo do të marrë fund së shpejti.”, tha Trump.
Menjëherë pas kësaj deklarate të Donald Trump, Kryeministri Polak Donald Trusk reagoi duke shkruar në platformën X se Varshava zyrtare do të donte që e gjitha kjo të ishte një incident, por nuk ishte.
Megjithatë presidenti amerikan Trump nuk i kurseu kritikat për Vladimir Putin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk është aspak I kënaqur nga kjo situate dhe shtoi se po i humbet durimi shpejt me kreun e Kremlinit. Ai i dha një mesazh presidentit rus duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë një reagim te forte nëse nuk merr fund lufta.
“Po, durimi po më mbaron disi dhe shumë shpejt. Por duhen dy veta për të kërcyer tango. Kur Putini donte, nuk donte Zelensky dhe tani që Zelensky do Putin është në pikëpyetje. Do na duhet të reagojmë shumë fort”, shtoi presidenti amerikan.
Presidenti amerikan përsëriti se nuk i përjashton sanksionet ndaj bankave dhe naftës dhe theksoi se tashmë ka goditur me tarifa aleatët e Moskës, konkretisht Indinë, që blenë naftë nga Rusia.
/abcnews.al/

