Presidenti polak Andrzej Duda është udhëheqësi i parë i huaj që do të vizitojë presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas CNBC, vizita e tij mund të çojë në arritjen e një marrëveshje për dërgimin e më shumë trupave amerikane në Poloni, duke forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy aleatëve të NATO-s.
Zyrtarë të lartë të administratës të SH.B.A.-së dhe asaj polake do të testohen për koronavirusin përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Shtëpia e Bardhë po vazhdon të zbatojë procedura shumë të larta shëndetësore dhe të sigurisë për të gjithë vizitorët. Të gjithë anëtarët e delegacionit polak dhe amerikan do të testohen duke siguruar mbrojtjen e tyre, si dhe mbrojtjen e të dy presidentëve Trump dhe Duda, “tha një zyrtar i administratës, i cili foli në kushtet e anonimitetit./abcnews.al