Trump: Do ta vazhdojë fushatën zgjedhore edhe nëse dënohem

schedule20:23 - 28 Korrik, 2023

schedule 20:23 - 28 Korrik, 2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili aspiron një mandat të ri presidencial pavarësisht ndjekjeve penale kundër tij nga sistemi i drejtësisë federale, tha sot se edhe nëse dënohet nuk do ta ndalojë fushatën e tij zgjedhore në betejën e tij për zgjedhjet presidenciale.

I përballur me ndjekje penale dhe hetime në shumë çështje gjyqësore, manjati 77-vjeçar, i shpallur si kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, dha një intervistë një ditë pasi u shpallën akuza të reja kundër dokumenteve të klasifikuara.

Kur u pyet nga drejtuesi i radios së ekstremit të djathtë, John Fredericks, nëse ai do t’i jepte fund fushatës së tij nëse dënohej, Trump u përgjigj “absolutisht jo”.

“Nuk ka askund në Kushtetutë që diçka e tillë mund të më pengojë nga fushata”, tha ai.

Të enjten, prokurorët federalë shtuan akuzat kundër tij në çështjen për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara për të cilat ai është ndjekur penalisht, duke e akuzuar atë për përpjekje për të shkatërruar pamjet e kamerave.

Dje, avokatët e Trump u informuan se ish-presidenti amerikan do të paditet bazuar në hetimin federal për përpjekjen për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më 18 korrik, Trump njoftoi se kishte marrë një letër nga Jack Smith duke e informuar atë se ai është personalisht në shënjestër të hetimit federal për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit 2020 dhe konkretisht sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!