Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Ai e nisi fjalën e tij duke kritikuar administratën e Joe Biden, që sipas tij i la një situatën katastrofike.
“Biden humbi kontrollin e asaj që po ndodhte në vendin tonë, veçanërisht me inflacionin dhe kufirin.
Nga momenti që mora detyrën kam vepruar me shpejtësi për të anuluar politikat e majta radikale që sollën krizën me emigracionin, ekonominë dhe krimin”
Trump përsëriti se do të kërkojë nga vendet e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% dhe bëri thirrje që lufta në Ukrainë të marrë fund.
“Përpjepkjet tona për paqe mes Ukraiëns dhe Rusisë janë në rrugë të mirë. Është e rëndësishme ta arrijmë, mijëra ushtarë po vriten, nuk kemi parë diçka të tillë që nga lufta e dytë botërore. Është koha t’i japim fund.”
Për marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, Trump tha se nuk do të kishte ndodhur pa administratën e tij.
Presidenti amerikan mbrojti vendimin e tij për ta nxjerrë vendin nga marrëveshja e klimës së Parisit, që e quajti një mashtrim dhe të padobishme.
Trump përsëriti politikat e tij për spatrimin e kufirit, pasi vendosi dërgimin e mijëra ushtarëve në jug.
“Po i hap rrugë spastrimit të kufirit. Vendosa emergjencën në kufi për të ndaluar hyrjet ilegale të emigrantëve dhe për t’i ktyhyer nga kanë ardhur. Kam vendosur ushtarë aktivë në kufi për të përballuar pushtimin. Nuk do lejojmë të na pushtojnë territorin. SHBA është një komb sovran dhe i fortë…”
Trump më tej mbrojti politikat e brendshme që njoftoi sapo mori detyrën dhe veçanërisht ndalimin e gjinisë së tretë. Ai tha se tashmë në SHBA ka vetëm dy gjini dhe se burrat nuk do të lejohen të marrin pjesë në sportet e grave, për shkak të avantazheve fizike që mund të kenë./abcnews.al