Trump distancohet nga Manafort

schedule13:17 - 31 Tetor, 2017

schedule 13:17 - 31 Tetor, 2017

Presidenti amerikan Donald Tramp u përpoq të distancohet nga akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për ish-drejtuesin e fushatës së tij Pol Manafort.

Në një postim në rrjetin social Tuiter, Tramp shkruan se akuzat ndaj Manafort për bashkëpunim me Rusinë janë ngritur për aktivitetet, ku ai është përfshirë përpara se të bëhej pjesë e fushatës presidenciale të republikanëve.

Ndërsa për Xhorxh Papadopulos, ish-këshilltarin e tij për çështjet e jashtme gjatë fushatës, Tramp shprehet se ai nuk ka bërë asnjë marrëveshje të fshehtë me një person që kishte lidhje me diplomatët rusë, për të cilin akuzohet nga drejtësia se ka bashkëpunuar.

Manafort dhe Papadopulos janë mes disa ish-bashkëpuntorëve të Trampit, ndaj të cilëve drejtësia amerikane ngriti të hënën akuza se kishin marrë financime nga Rusia, për t’i përdorur gjatë fushatës presidenciale, me qellim ndikimin ne rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!