Mike Pence dëshmoi para një jurie të madhe federale të enjten në Uashington në lidhje me përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Dëshmia e ish-zëvendëspresidentit zgjati rreth shtatë orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, që do të thotë se detajet e asaj që ai u tha prokurorëve në këtë rast mbeten të paqarta.
Mocioni i Trump për të bllokuar Pence nga dëshmia u refuzua nga një gjykatë federale e apelit.
Pence konsiderohet një dëshmitar kryesor në hetimin penal të udhëhequr nga këshilltari special Jack Smith, pasi Trump i bëri presion që të refuzonte në mënyrë të paligjshme votat e kolegjit elektoral për Joe Biden në seancën e përbashkët të Kongresit dhe ishte në takimin e Shtëpisë së Bardhë me ligjvënësit republikanë të cilët diskutuan kundërshtimet për fitoren e Bidenit.
/abcnews.al