Trump dhe Putin me vonesë në ceremoninë për Luftën e Parë Botërore

schedule13:14 - 11 Nëntor, 2018

schedule 13:14 - 11 Nëntor, 2018

Në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në Luftën e Parë Botërore të zhvilluar në Paris, Trump dhe Putin tërhoqën vëmendjen e publikut dhe liderëve botërore. Dy udhëheqësit mbërritën me vonesë ndërsa autokolona e Trump gjatë rrugët kaloi dhe një incident të vogël me një protestuese.

Bie shi në ditën historike të nënshkrimit të armëpushimit në fund të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë liderët ndërkombëtarë janë të pranishëm në Paris të Francës. Presidenti rus arriti mëngjesin e së dielës, ndërsa ai amerikan të shtunën. Të gjitha këmbanat në Paris dhe monumentet e Luftës së Parë Botërore në Francë ranë në orën 11:00, në të njëjtën kohë kur – 100 vjet më parë – morën fund luftimet. Por për fat të keq të fuqishmit ishin vonë.

Dy drejtuesit e ftuar në këtë ceremoni erdhën të fundit: Donald Trump, me gruan e tij Melania, ecte ngadalë duke mbajtur vetë ombrellën dhe duke kaluar shtrëngoi duart me presidentin Emmanuel Macron dhe të tjerët në rreshtin e pare. Pastaj foli me dashuri me Angela Merkel, që edhe ajo ndjek ceremoninë. Së fundmi Vladimir Putin, me një ritëm të shpejtë, i cili shtrëngoi duart me presidentin amerikan.

Ndërkohë, një incident i vogël është regjistruar ndërsa kalonte autokolona e Donald Trump në Shomps Elize, drejtuar për tek Harku i Triumfit: një demonstruese e grupit “Femen” ka kaluar pengesën e sigurisë dhe kishte të shkurar në trupin gjysëm të zhveshur: “Paqebërës të rremë”. Ajo është bllokuar menjëherë nga autoritetet. Në të njëjtën kohë janë dëgjuar edhe disa vërshëllima nga publiku që i drejtoheshin presidentit amerikan.

Nga ana tjetër, vijojnë përplasjet mes Macron dhe Trump, pas një mosmarrëveshje të nisur nga presidenti amerikan. Në një intervistë për CNN, kreu i Pallatit Elize kritikon homologun amerikan për përdorimin e rrjeteve sociale: “Preferoj të kem një diskutim të drejtëpërdrejtë se sa të bëj diplomaci me anë të tuiterit”, thotë Macron. Pavarësisht kësaj kritike, ai rithekson vullnetin për të punuar sëbashku me Trump për të krijuar një ushtri evropiane: “Kemi folur shumë – thotë Macron – dhe ai është në favor të një ndarjeje më të mirë të shpenzimeve në gjirin e NATO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!