Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania kanë vizituar Taj Mahal në ditën e parë të udhëtimit të tyre në Indi.
“Monumenti i dashurisë” ishte ndalesa e dytë në një vizitë zyrtare 36-orëshe, e para e Trump në Indi.
Më herët të hënën ai zbarkoi në Gujarat, shteti i kryeministrit Narendra Modi, i cili e përshëndeti atë së bashku me dhjetëra mijëra indianë.
Drejtuesit e dy demokracive më të mëdha në botë do të takohen të martën. Asnjë marrëveshje e madhe nuk pritet të nënshkruhet.
Trump mori një pritje të mrekullueshme në qytetin verior të Agra, me një ceremoni që përfshinte valltarë të veshur si pallua dhe kuaj.
Ndërsa Modi nuk ishte i pranishëm, ai u përshëndet nga një aleat i ngushtë i tij, Yogi Adityanath, kryeministri i shtetit të Uttar Pradesh, ku ndodhet Agra.
Trump dhe Modi do të takohen të martën, ndonëse nuk priten të nënshkruhen marrëveshje të mëdha. /abcnews.al